June 24, 2024 Categories Rekrutime

N Solution kërkon të zgjerojë ekipin me Fiber Optic Field Technician

Pozicioni i punës: Fiber Optic Field Technician

Paga: 120,000ALL

Kompania: N Solution


Rreth nesh:

Soft & Solution është një kompani lider në treg me mbi 120 projekte të suksesshme dhe një fokus të fortë në formulimin dhe zhvillimin e mëtejshëm në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Ne jemi të vendosur për të ofruar risi dhe inovacion teknologjik.  Soft & Solution Group ofron shërbime në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve të të gjitha kategorive dhe profileve. Ne jemi të motivuar të krijojmë produkte digjitale funksionale dhe elegante per t’u dhene zgjidhje te thjeshta edhe problemeve më komplekse.

 

Përshkrimi i punës:

N Solution, një divizion i Soft & Soution Sh.p.k, është në kërkim të një Fiber Optic Field Technician, me pagë prej 120,000ALL/muaj. Në këtë pozicion rol kryesor do të luaj instalimi, mbajtja, dhe riparimi i rrjeteve optike me teknologjitë e fundit. Ne jemi në kërkim të profesionistëve të dedikuar me ekspertizën teknike dhe pasion të lartë për të punuar në këtë fushë.  

 

Detyra kryesore:

  • Instalimi i fibrave optike në ambient të ndryshme, duke përfshirë ato nën tokë dhe ajrore.
  • Testimet dhe Troubleshoot: Përdorim të aparaturave të specializuara si OTDRs, splicer fusion, dhe metra power për të siguruar performancën optimale të rrjetit.
  • Vleresim dhe pregatitje për instalime të reja apo riparime, duke siguruar gadishmeri dhe efikasitet.
  • Sigurohet se puna  plotëson standardet industriale dhe rregulloret, duke ruajtur nivelin më të lartë të sigurimit.
  • Mbajtja e raporteve të detajuara per të gjitha aktivitetet duke përfshire këtu raportet e testimin dhe të mirëmbajtjes.
  • Frymë bashkëpunuese dhe ndërveprimi me teknikët e tjerë, inxhinierin, dhe menaxherin e projektit për integrimin e komponenteve të rrjetit.

 

Kualifikime:

  • Edukimi: Diplomë Bachelor/Master në fushën e teknologjisë  dhe/ose certifikatë teknike në  fushen e telekomunikacionit, elektronikes ose fusha të tjera të ngjashme. 
  • Minimumi dy vite eksperience në profesion si Fiber Optic Field Technician, ose punë të ngjashme. 
  • Eksperiencë teknike në testimt e çelikut optik dhe splicing.
  • Njohuri të theksuara për implementimin e arkitekturave të fibrave optike.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë autonome. 
  • Patentë për drejtimin e automjeteve automobilistike.
  • Marrdhënie komunikuese të mira me klientin dhe grupin e punës. 

 

Benefite nga puna: 

  • Page mujore  prej 120,000ALL.
  • Mundësi për rritje profesionale. 
  • Të qenurit pjesë e një skuadre suportive dhe një kompanie me fryme inovative. 

Nëse jeni një profesionist i motivuar me aftësi dhe dëshirë për të shkëlqyer në këtë rol, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë në N Solution!

 

 

Apliko tani