N Solution në Panairin e Punës Ermal Beqiri
Në një treg pune ku shpesh praktikat shihen si një kalim i shkurtër pa shumë angazhim, N Solution zgjodhi të dërgojë një mesazh të qartë gjatë Panairit të Punës: e ardhmja ndërtohet duke investuar realisht te njerëzit, jo duke i testuar përkohësisht.
Gjatë prezantimit të saj, kompania theksoi se nuk e sheh angazhimin e të rinjve si një fazë prove apo eksperiencë sipërfaqësore. Përkundrazi, i trajton që në fillim si pjesë të plotë të ekipeve të saj, duke u dhënë detyra reale, përgjegjësi konkrete dhe mbi të gjitha vlerësim të ndershëm për kontributin që japin.
“Ne nuk kërkojmë të rinj për t’i stërvitur në menyrë pasive, por për t’i integruar menjëherë në projekte që kanë ndikim. I konsiderojmë profesionistë në formim, jo praktikantë të përkohshëm,” u shpreh ekipi i N Solution.
Kjo qasje përkthehet në një përvojë pune me mbështetje të vazhdueshme nga ekspertë të brendshëm, përfshirje në sektorë strategjikë të vendit dhe një kompensim financiar të denjë për kohën dhe angazhimin e tyre, një praktikë kjo ende e rrallë në tregun shqiptar.
Kjo filozofi u theksua edhe nga Ermal Beqiri si thelbësore për ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm:
“Talenti i ri nuk duhet parë si një burim që konsumohet përkohësisht, por si një investim që rritet dhe forcon gjithë industrinë. Nëse duam të ndërtojmë të ardhmen e teknologjisë në Shqipëri, duhet të fillojmë duke i vlerësuar të rinjtë që nga dita e parë.”
Me këtë filozofi, kompania jo vetëm që ofron mundësi reale për të rinjtë, por vendos një standard të ri në mënyrën si ndërtohet marrëdhënia midis teknologjisë dhe brezit të ardhshëm të profesionistëve në Shqipëri.

