N Solution mori pjesë në Cyber Security Day, një aktivitet të fuqizuar nga Microsoft dhe Soft & Solution, që bashkoi liderë të industrisë, institucione dhe ekspertë për të diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet e sigurisë kibernetike. Për ne, kjo ishte një mundësi për të sjellë perspektivën tonë si kompani që ofron shërbime interneti, infrastrukturë dhe zgjidhje sigurie për klientë në të gjithë Shqipërinë.
Çfarë solli Cyber Security Day:
- AKSHI ndau praktikat më të mira për ndërtimin e një mbrojtjeje të fortë kibernetike.
- AKSIK prezantoi gjendjen e sigurisë në infrastrukturën kritike të Shqipërisë.
- Microsoft prezantoi strategji të avancuara, zgjidhje moderne të sigurisë dhe programin ATLAS, me ekspertë të tillë si Özben Miçooğulları, Lovre Gabrilo, Dr. Eng. Robert Kosla dhe Pınar Sarmısak Çatalkaya.
Paneli i diskutimit: Forcimi i sigurisë së infrastrukturës kritike në Shqipëri
Një nga pikat kulmore të eventit ishte paneli i dedikuar për sigurinë e infrastrukturës kritike, ku morën pjesë:
- Igli Tafa – Drejtor i Përgjithshëm, AKSIK
- Ermal Beqiri – Themelues, Soft & Solution
- Kozeta Garrett – GM Security Services, Microsoft
- Vassilis Skiadopoulos – Ekspert i Sigurisë Kibernetike, Microsoft
- Enis Ylli – Drejtor i Sigurisë së E-Qeverisjes, AKSHI
Diskutimet theksuan qartë se siguria kibernetike nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe çështje besimi dhe bashkëpunimi. Vetëm përmes një qasjeje të bashkuar mund të mbrohen infrastrukturat kritike dhe të garantohet një e ardhme digjitale më e sigurt.
Për N Solution, pjesëmarrja në këtë event ishte një përvojë e rëndësishme për të reflektuar mbi mënyrën se si shërbimet tona – nga interneti dhe infrastruktura deri tek zgjidhjet e sigurisë dhe mbështetja teknike – mund të kontribuojnë në forcimin e sigurisë kibernetike në vend. Për ne, kjo është një përgjegjësi dhe një angazhim për të ofruar jo vetëm shërbime cilësore, por edhe për të ndërtuar besim te klientët tanë.
Cyber Security Day dëshmoi se e ardhmja e sigurisë digjitale ndërtohet mbi bashkëpunim dhe vizion të përbashkët. N Solution do të vijojë të mbetet një partner aktiv në këtë rrugëtim, duke mbështetur individët, bizneset dhe institucionet në Shqipëri për një hapësirë digjitale më të sigurt dhe më të qëndrueshme.
Siç theksoi edhe Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group:
“Siguria kibernetike është themeli i zhvillimit digjital. Pa besim nuk ka inovacion. Ky besim ndërtohet kur institucionet dhe industria ecin së bashku drejt një qëllimi të përbashkët.”

