Pozicioni i Punës: Asistente Zyre
Vendndodhja: Tiranë
Lloji i Punësimit: [Full-time]
Paga: [….]
Përmbledhje e Pozicionit
Ky pozicion ka për qëllim ofrimin e mbështetjes administrative për të ndihmuar në funksionimin efikas të zyrës. Përfshin menaxhimin e takimeve, komunikimin ndërdepartamental dhe zgjidhjen e kërkesave të ndryshme në kohë dhe me profesionalizëm.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Të ruajë sigurinë e zyrës duke ndjekur procedurat e sigurisë dhe duke kontrolluar hyrjet përmes recepsionit;
• Të porosisë materialet e zyrës dhe të mbajë inventarin e tyre;
• Të mbajë të përditësuara të dhënat mbi shpenzimet dhe kostot e zyrës;
• Të përshëndesë dhe mirëpresë vizitorët sapo të mbërrijnë në zyrë;
• T’i drejtojë vizitorët te personi apo zyra përkatëse;
• Të sigurojë që ambienti i kompanisë të jetë i pastër dhe i paraqitshëm, me të gjitha materialet dhe letrat e nevojshme;
• Të përfundojë detyra të ndryshme sipas nevojave të kompanisë.
Profili i Kërkuar
• Eksperiencë e mëparshme si Recepionist, Asistent Zyre ose rol i ngjashëm;
• Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office, veçanërisht Excel-it;
• Eksperiencë praktike me pajisje zyre (si printerë);
• Qëndrim profesional dhe paraqitje serioze;
• Aftësi të mira komunikuese;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
• Aftësi për të qenë i/e zgjidhshëm/e dhe proaktiv/e kur shfaqen probleme;
• Aftësi shumë të mira organizative;
• Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për t’i vendosur përparësi detyrave.