
Këtë fundvit, fryma e festave te Soft & Solution Group mori një formë ndryshe, jo thjesht festive, por domethënëse. Në vend që të zbukuronim një pemë të vetme, vendosëm të ndërtojmë katër pemë, secila me një histori unike, të ndërlidhur me identitetin tonë si kompani.
Pema e Arritjeve të 2025
Një kujtesë që çdo sukses i këtij viti nisi si një ide e thjeshtë. Pema e arritjeve përfaqëson rrugëtimin tonë, nga ideja në realizim, nga përpjekja në arritje.
Pema e Teknologjisë
E frymëzuar nga ADN-ja jonë si kompani: kreativiteti, zgjidhja e problemeve dhe dëshira për të ndërtuar projekte që kanë ndikim. Kjo pemë përfaqëson gjithçka që krijojmë çdo ditë si profesionistë të teknologjisë.
Pema e Momenteve të 2025
Kultura nuk është vetëm ajo që themi, por ajo që përjetojmë. Çdo kujtim i vendosur në këtë pemë na kujton se momentet që ndajmë ndërtojnë identitetin tonë si ekip.
Pema e Dëshirave
Një hapësirë për ku ekipi mund të shkruajë dëshirat e tij drejtuar “babagjyshit”. Në këtë pemë çdo dëshirë për të ardhmen u bë pjesë e një rrëfimi të përbashkët për vitin që vjen.
Ndërtimi i katër pemëve ishin një mënyrë e thjeshtë, për të kujtuar rrugëtimin tonë, për të reflektuar mbi vlerat që na bashkojnë dhe për të imagjinuar të ardhmen që duam të ndërtojmë.
Sepse fundviti nuk është vetëm për të mbyllur një kapitull, por për të rikonfirmuar se çdo gjë që ndërtojmë, e ndërtojmë së bashku. Siç u shpreh edhe Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group:
“Ne nuk e masim fundvitin vetëm me shifra apo suksese të arritura. E masim me lidhjet që kemi krijuar, me kujtimet që ndajmë dhe me ëndrrat që vazhdojmë të kemi si ekip. Këto janë rrënjët e çdo peme dhe të çdo të ardhme që duam të ndërtojmë.
Gëzuar festat nga Soft & Solution Group! Le të vazhdojmë të ndërtojmë me të njëjtin pasion, frymë bashkëpunimi dhe vizion të përbashkët, sepse e ardhmja që duam fillon me ne.
